Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për rastin “Brezovica”
K. Kasumi/ RTKlive
Një muaj paraburgim është shpallur nga Gjykata Themelore në Ferizaj për të dyshuarin në rastin “Brezovica”.
Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.SH., i dyshuar për shkak të veprës penale në bashkëkryerje marrja e ryshfetit në ndihmë.
"Gjykata në këtë rast gjen se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën
penale në bashkëkryerje marrja e ryshfetit", thuhet në njoftim.
Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit A.SH., e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale të përshkruar si më lartë.
Njoftimi i plotë i Gjykatës së Ferizajt:
Ferizaj, 14 shtator 2022 - Gjykata Themelore në Ferizaj - Departamenti për Krime të Rënda,
ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së
paraburgimit kundër të pandehurit A.SH., i dyshuar për shkak të veprës penale në
bashkëkryerje marrja e ryshfetit në ndihmë nga neni 428 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 dhe
33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjykata në këtë rast gjen se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale në bashkëkryerje marrja e ryshfetit në ndihmë nga neni 428 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 dhe 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë.
Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit A.SH., e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtitiështë caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale të përshkruar si më lartë.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.























