Arrestohet i dyshuari që shiti barna pa banderola
BKT
Kronika

Arrestohet i dyshuari që shiti barna pa banderola

E.Hoti/RTKlive

Një person i moshë 45 vjeçare është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin se ka shitur barna pa banderola.

Siç njofton Policia e Kosovës, i dyshuari R.J. ka arritur që të përfitojë materialisht dhe njëkohësisht ka rrezikuar shëndetin e pacientëve të cilët kanë konsumuar barnat e tilla.

 Bëhet e ditur se barnatorja është kontrolluar nga inspektorët farmaceutik, kurse personi i dyshuar është shoqëruar në polici.

“Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”, i njëjti është intervistuar nga hetuesit policorë dhe me ‘Vendim mbi ndalimin’, lëshuar nga prokurori kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

 


MË SHUME NGA Kronika