Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit, policia sekuestron provat
BKT
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit, policia sekuestron provat

Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive

Mbrëmjen e 14 shtatorit hetuesit policor kanë identifikuar një lokal në Skënderaj ku ushtrohej veprimtari e kundërligjshme.

Në lokalin ku dyshohej për veprimtari të dyshimta, në cilësi të provave materiale Policia ka gjetur dhe sekuestruar 6 televizorë, 7 monitor, 7 shtëpiza të kompjuterit, 3 printer, 2 lexues të tiketave dhe gjësende të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastin në fjalë.

“Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar një person i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetuesit policorë janë duke vazhduar me procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.


MË SHUME NGA Kronika