Ndalohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Podujevë
BKT
Kronika

Ndalohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Podujevë

E.Hoti/RTKlive

Është vetdorëzuar në polici personi i cili dyshohet për vrasjen e 22 vjeçrit nga Podujeva .

 Siç njofton Policia, i dyshuari është arrestuar pas tri ditësh në arrati.

“Pas një pune të intenzive hetimore, policia ka arritur që të identifikoj personin e dyshuar lidhur me vrasjen e rëndë  që ka ndodhë me datën 12.09.2022 në fshatin Gllamnik të Podujevës. Kërkimet e vazhdueshme për arrestimin e tij  nga ana e policisë, kanë bërë që personi i dyshuar O.Zh. mashkull 25 vjeç, sot të dorëzohet  në polici”, thuhet në njoftim.

Behet e ditur se pas intervistimit, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

Siç është njoftuar më heret nga policia, vrasja e 22 vjeçit ka ndodhur nga therja me thikë pas një mosmarrëveshjeje në trafik.


MË SHUME NGA Kronika