Ngriten 35 aktakuza kundër 49 personave
BKT
Kronika

Ngriten 35 aktakuza kundër 49 personave

E.Hoti/RTKlive

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se nga prokuroritë Themelore janë ngritur tridhjetepesë (35) aktakuza kundër dyzetenëntë (49) personave, për vepra të ndryshme penale.

Në komunikatën për media bëhet e ditur se, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe, pranë gjykatave kompetente janë parashtruar katërmbëdhjetë (14) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj shtatëmbëdhjetë (17) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë (7) persona, ka paraqitur nëntë (9) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntë (9) personave, si dhe, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale.

Edhe Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar, në dy raste të ndara, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5)personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa Prokuroria Themelore në Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër shtatë (7) personave.

Ndërkaq Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Kurse Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër njëzet e dy (22) personave për vepra të ndryshme penale.


MË SHUME NGA Kronika