11:47 / 16.09.2022
Vjedhje e identitetit në Prishtinë, policia heton rastin
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes së identitetit në Prishtinë.
Siç bëri të ditur Policia e Kosovës, vjedhja ka ndodhur të ënjtën në rrugën “Enver Zymberi” në Prishtinë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ndaj tij është kryer vepra e lartcekur”, thuhet në raport.
Rasti është duke u hetuar nga njësitë përkatëse policore.























