Dy aksidente në Prishtinë
Emine Hoti/ RTKlive
Një aksident mes dy veturash ka ndodhur sot në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, ku ka mbetur i lënduar një person. Po ashtu sot ka ndodhur një aksident tjetër në kryqëzimin që lidhë rrugën "Bill Klinton" dhe "Robert Doll" në Prishtinë.
Aksidentet për RTKlive i ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
"Rreth orës 11:00, në rrugën "Isa Kastrati" në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit një person është lënduar. Me rastin po merret njësiti i trafikut", tha ajo për RTKlive.
Po ashtu sot ka ndodhur një aksident tjetër në kryqëzimin që lidhë rrugën "Bill Klinton" dhe "Robert Doll" në Prishtinë.
"Po ashtu sot rreth orës 11:00 në kryqëzimin që lidhë rrugën "Bill Klinton" dhe "Robert Doll" në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një autobusi dhe një këmbësori.Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime trupore. E njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut", tha Ahmeti për RTKlive.























