Arrestohet i dyshuari për kontrabandë me migrantë dhe drogë
Foto: Policia Kosovës
Kronika

Arrestohet i dyshuari për kontrabandë me migrantë dhe drogë

E.Hoti/ RTKlive

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe ndaluar një person të dyshuar dhe disa viktima të trafikimit me migrantë.

Gjatë kontrollimit të personit të dyshuar i janë gjetur 2 qese të vogla me gjithsej 122 gramë substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë.

"Me datë 15.09.2022 në orën 22:10, njësia policore nga stacioni policor për mbikëqyrje të kufirit në Vërmicë, kanë ndaluar një automjet me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar, i cili ishte duke marrë katër persona shtetas sirianë që dyshohet se janë migrantë të parregullt. Gjatë kontrollimit të personit të dyshuar mashkull kosovar i janë gjetur 2 qese të vogla me gjithsej 122 gramë substancë narkotike të dyshuar të llojit ‘marihuanë’", thuhet në njoftim .

Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë kompetente policore për trajtim të mëtutjeshëm procedural ndaj migrantëve, ndërsa në konsultim me prokurorin të dyshuarit i është iniciuar rasti “Kontrabandim me migrantë” si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave psikotrope dhe analoge” dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

 


MË SHUME NGA Kronika