Paraburgoset ferizajasi që dyshohet se dhunoi të miturën për tre vjet
Foto: Gjykata Themelore në Ferizaj/Facebook
Kronika

Paraburgoset ferizajasi që dyshohet se dhunoi të miturën për tre vjet

E.Hot/RTKlive

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit Z.Z. , për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale "dhunimi".

Siç theksohet në komunikatën e Gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri në muajin mars 2019, e në vazhdimësi deri në muajin korrik 2022, në kohë të pacaktuar në Ferizaj, ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – e mitur, duke e ditur se e dëmtuara është nën moshën 16- vjeçare, me përdorim të forcës dhe pa pëlqimin e saj ka kryer akt seksual.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët janë njoftuar nga Gjykata se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

 


MË SHUME NGA Kronika