Dogana parandalon kontrabandimin e ‘Iphone 14’
Kronika

Dogana parandalon kontrabandimin e ‘Iphone 14’

B. Halimi / RTKlive

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka arritur të parandalojë kontrabandimin e dhjetë telefonave të mençur të versionit të fundit.

“Mbrëmë oficerët doganor në aeroport, kanë realizuar planin operativ ‘Iphone14’ ku edhe kanë arritur që në dy raste të ndryshme të parandalojnë kontrabandimin e dhjetë (10) telefonave të ri të sapo dalë në treg për shitje Iphone 14”, njofton Dogana e Kosovës.

Këto pajisje janë konfiskuar si dhe ndaj personave përgjegjës janë iniciuar procedurat e kundërvajtjes.


MË SHUME NGA Kronika