Rrahje mes familjeve në Pejë, një person dërgohet në mbajtje
Kronika

Rrahje mes familjeve në Pejë, një person dërgohet në mbajtje

B. Halimi / RTKlive

Dy persona janë arrestuar, të shtunën, në orët e mbrëmjes pasi janë përfshirë në një rrahje në Pejë.

Të arrestuarit janë babë e birë, pasi të njëjtit i kanë shkaktuar lëndime dy personave tjerë, po ashtu babë e birë, gjatë kësaj përleshjeje, e ku është përdorur edhe mjet i mprehtë. “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e birë), pasi që janë rrahur me dy viktimat meshkuj kosovarë (babë e birë). Gjatë rrahjes është përdorur një mjet i mprehtë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Pejës. Me vendim të prokurorit njëri i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, raporton Policia e Kosovës.


MË SHUME NGA Kronika