Rast tjetër dhunimi, në Ferizaj një 42 vjeçar përdhunoi një 18 vjeçare
Rtklive
Foto: Ilustrim
Kronika

Rast tjetër dhunimi, në Ferizaj një 42 vjeçar përdhunoi një 18 vjeçare

J.Musliu/RTKlive

Edhe një rast dhunimi ka ndodhur në Kosovë. Këtë herë në Ferizaj. Policia njoftoi sot se të shtunën, është informuar për një rast të tillë, ku një vajzë 18 vjeç, dyshohet e është dhunuar nga një 42 vjeçar.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, deklaroi policia.

Rastet e dhunimeve në Kosovë, kohëve të fundit janë shtuar e kjo bazuar në të dhënat e policisë.

Para disa javësh, publiku u trondit kur u raportua se një vajzë 11 vjeç, është dhunuar nga disa persona.

Në fillim u arrestuan 5, por më vonë nga hetimet, rezulton se 12 persona janë përfshirë në këtë rast dhe të gjithë janë në paraburgim.

Gjithashtu një rast tjetër ka ndodhur në Prishtinë, kurse një tjetër në Istog e një në Klinë.

Kundër rasteve të tilla, javë më parë u organizua edhe një protestë e madhe në kryeqytet, ku morën pjesë mijëra persona.

 


MË SHUME NGA Kronika