Gjashtë sirianë tentuan të hynin ilegalisht në Kosovë,arrestohen dy persona
Rtklive
Kronika

Gjashtë sirianë tentuan të hynin ilegalisht në Kosovë,arrestohen dy persona

K. Kasumi/ RTKlive

Janë arrestuar dy persona të dyshuar, në veturën e të cilëve janë gjetur gjashtë sirianë ka bërë të ditur Policia e Kosovës të hënën.

Rasti ka ndodhur në fshatin Kamen, në Leshak.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti është iniciuar si kontrabandim me migrantë.

Njoftimi i plotë:

Fshati Kamen, Leshak 18.09.2022 – 12:40. Policia ka ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ku gjatë kontrollit në automjetin e tyre janë gjetur gjashtë persona-emigrantë nga shteti i Sirisë. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika