I mundësoi preshevarit identitet të rrejshëm, arrestohet zyrtari nga Vitia
Foto: RTK
Kronika

I mundësoi preshevarit identitet të rrejshëm, arrestohet zyrtari nga Vitia

E.Hoti/RTKlive

Një zyrtar i gjendjes civile në Komunën e Vitisë është arrestuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Sipas Policisë, i dyshuari i ka mundësuar një qytetari identitet të rrejshëm si shtetas i Republikës së Kosovës

“ KK/Viti 19.09.2022  - 12:00. Nga njësiti për hetimin e krimeve ekonomike është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar zyrtar i gjendjes civile në komunë, i cili duke keqpërdor pozitën zyrtare i ka mundësuar një qytetari identitet të rrejshëm si shtetas i Republikës së Kosovës (pala ishte shtetas i Serbisë, Preshevë)”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar si “keqpërdorim të pozitës zyrtare”.


MË SHUME NGA Kronika