Përfshihet nga zjarri një objekt afarist në Fushë Kosovë
Foto: RTK
Kronika

Përfshihet nga zjarri një objekt afarist në Fushë Kosovë

E.Hoti/RTKlive

Një objekt afarist me tekstil është përfshirë nga zjarri të hënën në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.

Sipas njoftimit, pronarit të lokalit i janë shkaktuar dëme material, ndërsa shkaqet e zjarrit mbesin ende të panjohura.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, eksperti i zjarreve dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin”, thuhet në njoftimin e PK-së.

 

 


MË SHUME NGA Kronika