Iu gjet granatë dore, arrestoheti dyshuari në Pejë
Rtklive
Foto: RTK
Kronika

Iu gjet granatë dore, arrestoheti dyshuari në Pejë

E.Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar të hënën një person në Pejë pasi në xhepin e palltos së tij është gjetur një granatë dore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore të cilët kanë bërë evakuimin e personave, deri sa njësiti për deminim i PK-së ka bërë tërheqjen e mjetit nga ai lokacion.

“I dyshuari është arrestuar, pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. 

 Rasti është hapur si “Armëmbajtje pa leje”.


MË SHUME NGA Kronika