Paraburgim ndaj të pandehurit për dhunimin e një vajze në Ferizaj
Foto: Gjykata Themelore në Ferizaj/ Facebook
Kronika

Paraburgim ndaj të pandehurit për dhunimin e një vajze në Ferizaj

E.Hoti/RTKlive

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka caktuar e masën paraburgimit kundër të pandehurit F.E., për shkak të dyshimit për dhunim e një vajze.

Siç njoftohet ngjarja ka ndodhur më 16 shtator 2022, ku i pandehuri nga stacioni i autobusëve në Suharekë, nën kërcënim merr të dëmtuarën B.G dhe me veturë e sjell në një motel në Ferizaj, pastaj pa dëshirën e saj kryen marrëdhënie seksuale.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri më datë 16 shtator 2022, nga stacioni i autobusëve në Suharekë, nën kërcënim merr me veturë të dëmtuarën B.G., dhe sjell në Ferizaj, me ç ‘rast së pari hyjnë në një lokal ku me dashje me anë të alkoolit shkakton dehjen, pastaj të njëjtën e dërgon në një motel në magjistrale Ferizaj – Prishtinë dhe aty përdorë dhunë fizike si dhe pa dëshirën e saj kryen marrëdhënie seksuale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Tutje në njoftim thuhet se Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.


MË SHUME NGA Kronika