Policia sekuestron armë në katër lokacione të ndryshme në Prishtinë
foto: Policia e Kosovës
Kronika

Policia sekuestron armë në katër lokacione të ndryshme në Prishtinë

E.Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka sekuestruar sot katër armë zjarri në lokacione të ndryshme në Prishtinë.

Policia e Rajonit të Prishtinës po vijon kontrollet e shtuara policore me qëllim të ruajtjes dhe ngritjes edhe më tej të nivelit të sigurisë.

Sipas njoftimit, vetëm gjatë 24 orëve në katër lokacione të ndryshme, janë gjetur dhe sekuestruar katër armë zjarri.

“Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore dhe ndaj tyre është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit të njëjtit janë proceduar më tej”, thuhet në njoftimin e PK-së.


MË SHUME NGA Kronika