Ushtron dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet
Kronika

Ushtron dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet

Fadil Sertolli/ RTKlive

Policia në Gjakovë ka arrestuar një të dyshuar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, për shkak të lëndimit gruaja ka pranuar tretman mjekësor.

Po ashtu, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është iniciuar si dhunë në familje.

‘Gjakovë 20.09.2022 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.


MË SHUME NGA Kronika