Vodhën 300 euro në Xhami, arrestohen nga Policia
Rtklive
Kronika

Vodhën 300 euro në Xhami, arrestohen nga Policia

Fadil Sertolli/ RTKlive

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona që vodhën 300 euro, nga arka e xhamisë në Petrovc të Kamenicës.

Sipas policisë, në fshatin Petrovc të Kamenicës, më 10 shtator, është raportuar për një vjedhje që kishte ndodhur në xhaminë e fshatit.

“Aty dy persona dyshohet që kanë vjedhur rreth 300 euro nga arka e ndihmave të xhamisë”, thuhet në raport.

 “Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.


MË SHUME NGA Kronika