Kamioni humb kontrollin, shemb mbikalimin e këmbësorëve në Sukth
Rtklive
Kronika

Kamioni humb kontrollin, shemb mbikalimin e këmbësorëve në Sukth

rtsh

Një kamion është përplasur mëngjesin e sotëm me mbikalimin e këmbësorëve në autostradën Durrës-Tiranë. Policia bën me dije se drejtuesi i kamionit M.M., ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është përplasur me mbikalimin e këmbësorëve dhe për pasojë është shembur mbikalimi. Drejtuesi i mjetit si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur Sukth, shtetasi M.N, duke drejtuar një kamion ka humbur kontrollin mbi drejtimin e kamionit dhe për pasojë kamioni është përplasur me mbikalimin e këmbësorëve.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjeri shtetasi H. D, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nga përplasja e kamionit me mbikalimin e këmbësorëve është shembur mbikalimi i këmbësorëve, pa shkaktuar dëmë në automjete të tjera. Shërbimet e Policisë, devijuan lëvizjen deri në pastrimin e plotë të rrugës. Aktualisht qarkullimi i automjeteve në autostradën Durrës-Tiranë-Durrës, vijon pa probleme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton Policia.


MË SHUME NGA Kronika