Po kontrabandonte 16 migrantë, arrestohet i dyshuari nga Gllogoci
Kronika

Po kontrabandonte 16 migrantë, arrestohet i dyshuari nga Gllogoci

Policia e Kosovë ka arrestuar të mërkurën një person nga Gllogoci për kontrabandim me migrantë.

Siç njofton policia gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit kanë hasur 16 persona shtetas të huaj.

 Bëhet e ditur se emigrantët janë dërguar në zyrën për migrim, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Gllogoc, Prishtinë 21.09.2022 - 02:15. Policia gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull  kosovar kanë hasur 16 persona shtetas të huaj (Sirisë dhe Irakian)”, thuhet në njoftim


MË SHUME NGA Kronika