Në Ferizaj arrestohet një person i kërkuar për vjedhje
Rtklive
Foto: Policia e Kosovës/ Facebook
Kronika

Në Ferizaj arrestohet një person i kërkuar për vjedhje

E.Hoti/RTKlive

Polica Rajonale në Ferizaj ka arrestuar të enjten 49- vjeçarin e kërkuar me inicialet B.K.

Sipas njoftimit nga Policia, ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Vjedhje ’’ me dënim burgimi prej një viti.

Bëhet e ditur se pas kompletimit të dokumentacionit, i kërkuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika