Shtatë të arrestuarit në rastin “Brezovica”, dalin para gjykatës
Rtklive
Foto: RTKLive
Kronika

Shtatë të arrestuarit në rastin “Brezovica”, dalin para gjykatës

Driton Ramadani/ RTK/Ferizaj

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj është duke vazhduar seanca dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 7 të arrestuarve.

Ata dyshohet e kanë të bëjnë me rastin e njohur si “Brezovica”.

Lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore në Ferizaj, dyshon se 7 të arrestuarit,  kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit”, dhe “Ushtrimi i ndikimit”.

Rasti “Brezovica” ka të bëjë me ndërtimet që janë bërë në zonën e Parkut Kombëtar në Brezovicë.


MË SHUME NGA Kronika