Një muaj paraburgim ndaj shtatë të dyshuarve në rastin `Brezovica`
Kronika

Një muaj paraburgim ndaj shtatë të dyshuarve në rastin `Brezovica`

K.Kasumi/ RTKlive

Gjykata Themelore në Ferizaj njofton se ua kanë caktuar masën e paraburgimit prej një muaji shtatë të dyshuarve nga aksioni `Brezovica 6`.

Sipas Gjykatës, të pandehurit kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit”, “Fajdeja” dhe “Ushtrimi i ndikimit.

Nga Gjykata në Ferizaj kanë treguar për çfarë akuzohen shtatë të arrestuarit me inicialet: B.L, SH.SH, S.S, G.B, A.Ç, L.V, G.S.

“B.L., i dyshuar për shkak të veprës penale ushtrimi i ndikimit. SH.SH., dhe S.S.1, të dyshuar për shkak të veprave penale në bashkëkryerje keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit; falsifikimi i dokumenteve zyrtare gjithashtu, SH.SH., i dyshuar për shkak të veprave penale në marrja e ryshfetit; keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe autoritetit”, thuhet në komunikatë.

“G.B, dhe A.Ç., të dyshuar për shkak të veprës penale marrja e ryshfetit. L.V. i dyshuar për shkak të veprave penale dhënia e ryshfetit; ushtrimi i ndikimit. G.S. dhe S.S.2, të dyshuar për shkak të veprës penale në vazhdim fajdeja në bashkëkryerje, gjithashtu, G.S., i dyshuar për shkak të veprave penale dhënia e ryshfetit; ushtrimi i ndikimit; pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”, thuhet tutje në komunikatë.


MË SHUME NGA Kronika