Sekuestrohen dy armë zjarri në Prishtinë
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

Sekuestrohen dy armë zjarri në Prishtinë

E.Hoti/RTKlive

Gjatë natës së kaluar nga zyrtarët e stacionit policor Qendra në Prishtinë, janë shoqëruar në stacion policor 3 persona dhe janë sekuestruar dy armë zjarri.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka njoftuar për RTKlive se sekuestrimi i armëve është bërë, në dy lokacione të ndryshme.

Ajo ka  bërë të ditur se rasti i parë ka qenë në një klub nate, ndërsa tjetri në rrugën "Ahmet Krasniqi" në Prishtinë.

“Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit të njëjtit janë proceduar më tej”, ka thënë ajo.


MË SHUME NGA Kronika