09:32 / 26.09.2022
Suharekë, burri tenton ta fusë me dhunë në veturë ish-gruan e tij
K.Kasumi/ RTKlive
Një grua e cila kishte urdhër mbrojtje nga gjykata, ka njoftuar policinë se ish-bashkëshorti i saj ka tentuar që me dhunë ta fuste në veturën e tij.
Njoftimi i plotë:
MOSZBATIM I URDHËRIT MBROJTËS
Suharekë, 25.09.2022-09:30.
"Viktima femër kosovare e cila kishte urdhër mbrojtës nga gjykata, ka njoftuar se ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka tentuar që me dhunë ta fuste në veturën e tij .I dyshuari është penguar nga disa persona por i njëjti ka arritur që ti marr telefonin mobil viktimës dhe të largohet në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime".























