09:33 / 27.09.2022
Burri e raporton të zhdukur gruan në Mitrovicën e Veriut
K.Kasumi/ RTKlive
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës një burrë nga fshati Jabukë i Mitrovicës së Veriut e ka raportuar të zhdukur bashkëshorten e tij.
Njoftimi i plotë:
PERSON I ZHDUKUR
Fsh. Jabukë 22.09.2022 – 19:30. Me 26.09.2022 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e ti femër kosovare me 22.09.2022 ka dalur nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.























