09:52 / 27.09.2022
Gjilan, arrestohen dy të dyshuar për prostitucion
K.Kasumi/RTKlive
Janë arrestuar dy të dyshuar për mundësim ose detyrim me prostitucion, ka njoftuar policia
Sipas raportit 24-orësh një shtetas kosovar dhe një shtetase e Serbisë janë dërguar në mbajtje të hënën.
"Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull kosovar dhe një femër shtetase e Serbisë, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të lartcekur. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje", thuhet në njoftim.























