Ushtroi dhunë ndaj një femre, arrestohet
Kronika

Ushtroi dhunë ndaj një femre, arrestohet

K. Kasumi/ RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj një femre.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, për shkak të lëndimit viktima femër ka pranuar tretman mjekësor.

Po ashtu, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është iniciuar si dhunë në familje.

‘’Laplesellë 25.09.2022 – 18:15. I dyshuari mashkull kosovar është arrestuar pasi që i njëjti ka shkaktuar dhunë në familje me ç’rast viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor. I  dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje’’, thuhet nga policia.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle