70 aktakuza gjatë 24 orëve
Kronika

70 aktakuza gjatë 24 orëve

V.Thaçi/RTKlive

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 79 aktakuza kundër 103 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar shtatë persona të dyshuar dhe janë bërë katër kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj katër personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, njofton Prokurori i Shtetit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi, si dhe, ka ngritur 33 aktakuza kundër 49 personave për vepra të ndryshme penale.

Kurse Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një person të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy  të dyshuarve. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur 14 aktakuza kundër 15 personave, për vepra të ndryshme penale.

E Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Ndërsa Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve , ka ndaluar për 48 orë, dy persona të dyshuar, ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi, si dhe, ka ngritur 19 aktakuza kundër 23 personave.

Ndërkaq Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 12 aktakuza kundër 15 personave, për vepra të ndryshme penale

Ndërkohë edhe Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka ngritur një aktakuzë kundër një personi.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle