Vodhi dru, u dënua katër muaj burg
Foto: Ilustrim
Kronika

Vodhi dru, u dënua katër muaj burg

J.Musliu/RTKlive

Policët e stacionit në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 12:00 në rrugën "Tahir Sinani" në Shtime, kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet H.A (M/K) i moshës 21 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ vjedhje e pyjeve’’  me dënim burgimi prej katër ( 4) muajve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle