Asgjësohen narkotikë në vlerë 600 mijë euro në Dukagjin, 7 të arrestuar
Foto: Arkiv
Kronika

Asgjësohen narkotikë në vlerë 600 mijë euro në Dukagjin, 7 të arrestuar

Fadil Sertolli / RTKlive

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, përmes një komunikate për media ka njoftuar opinionin publik se në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht me Njësitin për Luftimin e Narkotikëve, sot janë bastisur 10 lokacione në Deçan dhe Gjakovë, ku janë ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit 7 persona të dyshuar për veprat penale

Sipas Prokurorisë veprat për të cilat rëndojnë mbi të arrestuarit janë “Kultivimi i bimës se hashashit, shkurres se kokainës apo kanabisit dhe  “Blerja, posedimit, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” të dënueshme me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

“Gjatë bastisjeve në komunën Gjakovë janë sekuestruara rreth 500 gram narkotikë të dyshuar të llojit kokainë, ndërsa gjatë bastisjes në komunën e Deçanit në disa lokacione  janë sekuestruara dhe asgjësuar rreth 180 bimë të mbjella të narkotikëve të llojit marihuanë, në sasi totale mbi 100 kilogramë”, thuhet në komunikatë.

 Gjithashtu, sipas komunikate, gjatë këtij aksioni janë sekuestruar edhe armë, telefona, para kesh dhe prova tjera materiale të cilat do shërbejnë për ndriçimin e kësaj çështje penale.

Vlen të theksohet se vlera totale e drogës se sekuestruara dhe asgjësuar është me se paku 600 mijë euro.

Prokurori i shtetit brenda afatit ligjor kundër 7 të pandehurve do paraqes kërkesën për caktimin e masës se paraburgimit në gjykatën kompetente. ​

Përfundon aksioni anti-drogë në Dukagjin, asgjësohen 180 bimë marihuanë

12 : 05

Prokuroria Themelore e Pejës bashkë me policinë ka përfunduar aksionin anti-drogë në Dukagjin. Prokurori Ersan Qavolli tha për RTKlive se gjatë aksionit janë arrestuar shtatë persona dhe janë bastisur 10 lokacione.

“Sapo ka përfunduar aksioni anti-drogë që u zhvillua në komunën e Deçanit dhe Gjakovës. Nga ky aksion janë arrestuar shtatë persona si dhe janë bastisur 10 lokacione. Gjatë aksionit janë sekuestruar 180 bimë të llojit marihuanë të gjata prej dy deri në katër metra, është konfiskuar edhe sasi tjetër e llojit marihuanë, 400 gram kokainë dhe armë”, tha Qavolli, duke shtuar se hetimet që rezultuan me aksionin e sotëm kanë nisur shumë kohë më parë.

Aksion i policisë në 10 lokacione në Dukagjin

09:36 / 28.09.2022

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë është duke u zhvilluar një aksion anti-drogë në 10 lokacione të ndryshme, ku janë konfiskuar materiale të ndryshme që do të shërbejnë si prova material.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar prokurori Ersan Qavolli.

Ai tha se janë arrestuar mbi 7 persona që lidhen me këto raste dhe se aksioni është duke vazhduar.

“Aksioni ende po vazhdon dhe në përfundim të tij do të dilet me një konferencë për të gjithë aksionin e zhvilluar”, tha ai.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle