Arrestohet i dyshuari për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi
Kronika

Arrestohet i dyshuari për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

E.Hoti/RTKLive

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Fushë Kosovë për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi.

Siç njofton policia, atij i janë gjetur në posedim disa fotografi dhe video me përmbajtjeje abuzive seksuale të fëmijëve.

“Fushë Kosovë (NN) 27.09.2022 – 13:00. Pas veprimeve hetimore të Policisë është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi te ai janë gjetur në posedim disa fotografi dhe video me përmbajtjeje abuzive seksuale të fëmijëve,  pastaj këto materiale i dyshuari i ka shpërndarë te personat e tjerë përmes rrjeteve sociale”, thuhet në njoftim. 

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. 


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle