Arrestohen tre të dyshuar për shitblerjen e narkotikëve
Kronika

Arrestohen tre të dyshuar për shitblerjen e narkotikëve

Janë arrestuar tre të dyshuar në Obiliq, pasi që janë hasur duke bërë shitë-blerjen e paautorizuar e substancave narkotike.

Policia bën të ditur se tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar 16 mijë e 373 euro e 40 cent, një veturë me targa vendore, dy revole, dy karikatorë, 27 fishekë, dy telefona celularë, një palë dylbi, një këllëf I revoles, 20 CHF dhe një qese me 10 gramë kokainë.

“Obiliq (NN) 27.09.2022 – 16:05. Janë arrestuar nga policia tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit janë hasur duke bërë shitë-blerjen e paautorizuar e substancave narkotike. Tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: 16373.4 € (gjashtëmbëdhjetë mijë e tre qind e shtatëdhjetë e tre € e katër dhjetë cent), 1 (një) veturë me targa vendore, 2 (dy) revole, 2 (dy) karikator, 27 (njëzet e shtatë) fishek, 2 (dy) telefona celularë, 1 (një) palë dylbi, 1 (një) këllëf të revoles, 20 (njëzet) CHF dhe  1 (një) qese me 10 (dhjetë) gram substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë”, thuhet në njoftim. 

 Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle