10:23 / 28.09.2022
Tentoi ta dhunonte një burrë, arrestohet i dyshuari në Istog
E.Hoti/RTKlive
Një Person është arrestuar në Istog për dhunim në tentativë.
Siç njofton policia në raportin 24-orësh, i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike dhe ka tentuar ta dhunojë një burrë.
“Istog 26.09.2022 – 15:00. Me 27.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe ka tentuar ta dhunoj viktimën mashkull kosovar”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.























