Ndalohet shtetasi rus, i gjenden mbi 12 mijë euro të padeklaruara
Kronika

Ndalohet shtetasi rus, i gjenden mbi 12 mijë euro të padeklaruara

E.Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar të martën një shtetas rus në piken kufitare në Kullë.

Gjatë kontrollit në një çantë në bagazhin e veturës, atij i janë gjetur dhe sekuestruar 10 mijë dollar amerikan dhe 2000 euro. I dyshuari nuk i kishte deklaruar këto mjete monetare.

“SPK Kull, 27.09.2022 – 20:10. Raportohet se i dyshuari mashkull, shtetas rus, i cili ishte duke drejtuar veturën me targa të huaja, është ndarë për kontroll në vijën e dytë  dhe se gjatë kontrollit në një çantë e cila ishte në bagazhin e veturës janë gjetur dhe sekuestruar 10.000 (dhjetë mijë) dollar amerikan dhe 2000 (dy mijë) euro pasi që i dyshuari nuk i kishte deklaruar mjetet monetare”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti t’i dorëzohet Doganës së Kosovës për procedura të mëtutjeshme.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle