09:08 / 29.09.2022
Ferizaj, vdes një grua në Qendrën e Shëndetit Mendor
Kimete Kasumi/ RTKlive
Një grua ka vdekur të mërkurën në Qendrën e Shëndetit Mendor në Ferizaj, e njohur ndryshe edhe si Shtëpia Integruese.
Sipas policisë pacientes i është keqësuar gjendja dhe ka vdekur.
"Është raportuar se një pacienteje femër në shtëpinë Integruese, i është keqësuar gjendja dhe ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion", thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.























