12:46 / 30.09.2022
Në Skenderaj arrestohet i dyshuar për vepren “ lëndim i lehtë trupor"
Në orët e pasdites së datës 28 shtator 2022, në rrugën ,,18 Qershori”, në Stacionin Policor Skenderaj, është raportuar dhe iniciuar një rast me elemente të veprës penale ,,lëndim i lehtë trupor”.
Një person ka raportuar se ishte sulmuar nga një 20 vjeçar. Viktima ka kërkuar tretman mjekësor.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, me ç ‘rast është identifikuar dhe të enjten është arrestuar personi i dyshuar A.T., 20 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit.
Rasti është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale ,,lëndim i lehtë trupor”. Pas intervistimit, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.























