Policia arreston të dyshuarin për sulmin seksual në Pejë
Kronika

Policia arreston të dyshuarin për sulmin seksual në Pejë

Fadil Sertolli / RTKlive

Drejtoria Rajonale e Policisё Pejёs, përmes një komunikate për media ka treguar se ka arrestuar të dyshuarin për sulmin seksual kundër alpinistes Mrika Nikçi, sulm i cili ka ndodhur më datën 27.09.2022.

“Rreth orës 21:30, ёshtё paraqitur viktima femër kosovare, e cila informon se deri sa ka qenë duke ecur nё rrugën “Wesli Clark” nё Pejё, njё person i panjohur pёr viktimën e ka kapur nga pas dhe e ka mbajtur pa dёshiren e saj, duke e prekur ne pjesё tё ndryshme tё trupit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas njoftimit të policisë viktima ka arritur qё tё largohet nga i dyshuari dhe e njëjta ka ardhur nё Stacionin Policor nё Pejё, e cila deklaron pёr ngjarjen si mё lartё.

“Policia menjёherё ka marrё tё gjitha masat e nevojshme pёr zbardhjen e kёtij rasti, dhe pas një pune intensive operativo-hetimore, nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, sot me datë 30.09.2022, ёshtё identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar, F.B lindur në vitin 1997. Pёr tё gjitha kёto veprime ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit, ndёrsa i dyshuari pas intervistimit tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё, thuhet në njoftimin e policisë”, thuhet në njoftim.

Haxhiu kërkon dënime maksimale për dhunuesit dhe ngacmuesit seksual

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka reaguar për rastin e ngacmimit seksual në Pejë, duke thënë se ngacmuesit e dhunuesit po e vështirësojnë jetën e vajzave e grave gjithandej Kosovës dhe kjo siç shkruan ajo, është e patolerueshme.

“Për shkak të rritjes së rasteve të dhunës e ngacmimit seksual, para disa javëve kemi punuar në ndryshimin e Kodit Penal në drejtim të ashpërsimit të masave e dënimeve për dhunuesit dhe ngacmuesit”, ka shkruar ajo.

Të njëjtat, siç shkruan ajo, do t'i finalizojnë dhe procedojnë tutje javën e ardhshme dhe do të përkujdesen  që të gjitha procedurat deri në fuqizim të bëhen në kohë sa më të shpejtë.

“Institucionet e drejtësisë duhet të shqiptojnë dënime maksimale për dhunuesit e ngacmuesit seksual!”, përfundon Haxhiu.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle