162 aktakuza dhe 45 të ndaluar gjatë tri ditëve të fundit
Kronika

162 aktakuza dhe 45 të ndaluar gjatë tri ditëve të fundit

V.Thaçi / RTKlive

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 11 persona, si dhe pranë gjykatës kompetente janë parashtruar pesë kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj shtatë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Ndërsa për 24 orët e datës një tetor me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 17 persona, si dhe pranë gjykatës kompetente janë parashtruar katër  kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj nëntë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Kurse për 24 orët e datës dy tetor, Prokurori i Shtetit ka njoftuar se nga prokuroritë Themelore janë ngritur 162 aktakuza kundër 180 personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 17 persona, si dhe pranë gjykatës kompetente janë parashtruar katër kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj pesë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle