Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që ngacmoi seksualisht të miturën
Kronika

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që ngacmoi seksualisht të miturën

E.Hoti/RTKlive

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit G.P..

Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulm seksual”, nga neni 183 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

 Prokuroria njofton se, rasti ka ndodhur më 01 tetor, në Gjakovë.

Sipas prokurorisë, i dyshuari G.P,  e ngacmoi seksualisht të dëmtuarën e mitur, e cila derisa ishte në shoqëri të dëshmitares së mitur, i dyshuari e ndjek nga pas me biçikletë, dhe tërë kohës të dëmtuarës i ishte drejtuar me fjalët “Hajde të puthi”, “Hajde afrohu”, e fjalë të tjera degraduese dhe poshtëruese.

Më tej, prokuroria njofton se pasi e dëmtuara e mitur së bashku me dëshmitaren e mitur takojnë babanë e kësaj të fundit, në ato momente i dyshuari largohet në drejtim te panjohur.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit G.P., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim nga data 1 tetor 2022.

Rastet e sulmeve të tilla, në tërë Kosovën, bazuar në njoftimet e policisë dhe prokurorisë, janë shtuar dukshëm.

 


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle