Kërkohet paraburgim ndaj një personi për sulm seksual
Kronika

Kërkohet paraburgim ndaj një personi për sulm seksual

V.Thaçi/RTKlive

Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një komunikate për media, njofton se ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit G.P për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “sulm seksual”, nga neni 183 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, rasti ka ndodhur më 01 tetor 2022, në Gjakovë, ku i dyshuari G.P,  e ngacmon seksualisht të dëmtuarën e mitur, e cila derisa ishte në shoqëri të dëshmitares së mitur.

Sipas të të njçëjtit njoftim të Prokurorisë, i dyshuari e ndjek nga pas me biçikletë dhe tërë kohës të dëmtuarës i ishte drejtuar me fjalë degraduese e poshtëruese, dhe pasi që e dëmtuara e mitur së bashku me dëshmitaren e mitur takojnë babin e kësaj të fundit, në ato momente i dyshuari largohet në drejtim te pa njohur.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit G.P., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim nga data 01 tetor 2022.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle