Posedonte substanca narkotike, arrestohet 20-vjeçari
Kronika

Posedonte substanca narkotike, arrestohet 20-vjeçari

K.Kasumi/ RTKlive

Është arrestuar sot në Viti një 20- vjeçar i dyshuar për posedim të pa autorizuar të substancave narkotike.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacionit Policor Viti gjatë një kontrolli rutinor në trafik ka ndalur me veturën e tij personin e dyshuar Shqiptar Kosovar H.G. (2002). Gjatë kontrollit tek i ai është gjetur një substancë e dyshuar narkotike të llojit Marihuan në peshë prej 1.37 g. Substanca e dyshuar narkotike është konfiskuar për procedim të mëtejmë ligjor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që rasti me Kallëzim Penal për “Posedim të paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” të procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore Gjilan.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.


MË SHUME NGA Kronika