Armë e stoli ari në veturë, policia e arreston dhe ia konfiskon mallin
BKT
Foto: Arkiv
Kronika

Armë e stoli ari në veturë, policia e arreston dhe ia konfiskon mallin

J.Musliu/RTKlive

Policia e ndali për legjitimim, e pas kontrollit të veturës, atij iu gjetën armë dhe stoli ari.

Rasti ndodhi të martën rreth orës 21:00 në lagjen “Veternik” të Prishtinës.

Policia njofton se një shtetas i Kosovës është  arrestuar  pasi gjatë kontrollit në veturën e tij, është gjetur dhe sekuestruar një revole si edhe 55 fishkë të kalibrit 9X19mm.

Për më tepër, policia ka bastisur edhe më shumë automjetin e tij dhe në fund, ka gjetur edhe një sasi stolish prej ari.

Lidhur me rastin, policia deklaroi se është njoftuar njësia e doganës që do të merren me rastin.

Në konsultim me prokurorin, rasti është dërguar në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika