09:13 / 05.10.2022
Brenda 24 orëve, 45 aksidente e 2117 gjoba
E.Hoti/RTKlive
Policia e Kososë njofton se një person ka humbur jetën në një aksident trafiku, ndërsa 18 të tjerë janë lënduar në 45 aksidente trafiku sa janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.
Sipas raportit të fundit të Policisë së Kosovës, në 26 prej këtyre aksidenteve ka pasur vetëm dëme materiale.
Gjatë kësaj periudhe policia për shkelje të rregullave të trafikut ka shpërndarë 2117 tiketa me gjobë.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 41 persona, prej të cilëve 2 me vuajtje dënimi, derisa 35 të tjerë janë në mbajtje.
























