09:15 / 05.10.2022
Arrestohet afgani i strehuar si azilant në Kosovë
J.Musliu/RTKlive
Nuk dihet ende për arsyen përse ishte dehur, por ajo që ka bërë si i dehur, e ka çuar prapa grilave.
Kështu ka ndodhur me një shtetas nga Afganistani, i cili është i strehuar në Kosovë si azilant.
Ngjarja është regjistruar në fshatin Vranidoll të Prishtinës.
Policia deklaron se është arrestuar një shtetas afgan, i cili nën ndikim të alkoolit, në Qendrën e Azilit, ka dëmtuar duke e thyer një pllakë nga qelqi të sobe elektrike në dhomën ku i dyshuari ishte i sistemuar.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.























