Zhdukën dy vajza, njëra nga Podujeva e tjetra nga Lipjani
J.Musliu/RTKlive
Dy vajza, njëra nga Podujeva e tjetra nga Lipjani, raportohet se janë zhdukur.
Policia deklaron se në rastin e parë, vajza është zhdukur pa gjurmë të dielën e 2 tetorit.
Megjithatë, humbja e saj është lajmëruar në polici të martën e 4 tetorit.
Forcat e rendit deklarojnë se vajza, mosha e së cilës nuk bëhet e ditur, është raportuar si e humbur nga një familjar i saj.
Ajo është zhdukur rreth orës 18:00 dhe një familjar i saj ka lajmëruar në polici se ata nuk dinë për vendndodhjen e saj.
Ndërkohë, në Lipjan, policia deklaron se një shtetas i Kosovës, ka denoncuar rastin e humbjes, gjithashtu të vajzës së tij.
Përveç që raportohet e ajo është në moshë të mitur, nuk jepen detaje të tjera.
Rasti është raportuar në polici të martën rrethores 21:00. Për të dy rastet, policia është duke kryer hetime.























