10:13 / 06.10.2022
Bashkëjetoi me të miturën 16 vjeçare, arrestohet i dyshuari
E.Hoti/RTKlive
Një person është arrestuar nën dyshimin se nga viti 2021 ka bashkëjetuar me një të mitur në komunën e Vushtrrisë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më datë 30.08.2022, në Vushtrri.
“Me datën 05.10.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me dyshimin e bazuar se i njëjti nga viti 2021 ka bashkëjetuar me të miturën femër kosovare. Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.























