Luanin bixhoz, 10 të arrestuar në një lokal në Deçan
BKT
Kronika

Luanin bixhoz, 10 të arrestuar në një lokal në Deçan

E.Hoti/RTKlive

Janë arrestuar dhjetë persona pasi janë hasur duke luajtur bixhoz në një lokal.

Siç njofton Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten në fshatin Isniq të Deçanit.

“Janë arrestuar dhjetë (10) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjti në një lokal janë hasur duke luajtur bixhoz”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit, të gjithë të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa lokali është mbyllur nga inspektorët kompetent komunal.

Rasti po hetohet si organizim i skemave piramidale apo bixhozit.


MË SHUME NGA Kronika